Turqi: Numërimi po shkon drejt fundit, ka ndryshim në rezultat
Turqi: Numërimi po shkon drejt fundit, ka ndryshim në rezultat

Në kohën kur numri i votave të numëruara ka shkuar në 89,24 për qind, përqindja e votave të fituara nga presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ka rënë në nën 50 për qind të votave.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga mediat në Turqi, kandidati kryesor i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, ka arritur në 44.3 për qind.
Dhe nëse presidenti aktual nuk arrin mbi 50 për qind të votave, domethënë se Turqia do të ketë një rund të dytë të zgjedhjeve për president, pra balotazh.
Kështu, edhe një herë më 28 maj, forcat do t’i matin Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu.