Zidan: Nuk do të jem kurrë Ferguson i Realit

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, sinjalizoi vendosmërinë e tij për të udhëhequr skuadrën në kohë të mira dhe të këqia, pas kualifikimit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Reali rrezikoi të eliminoheshin që në grupe për herë të parë nga sezoni 1996-1997. Në ndeshjen e fundit, kualifikimi rezultoi një formalitet, me Karim Benzema që shënoi dy herë në pjesën e parë.
Unë kurrë nuk do të jem Ferguson i Real Madridit, kjo është e sigurt. Nuk e di sa kohë do të qëndroj këtu, nuk e mendoj. Jam shumë me fat që ndodhem në këtë klub dhe më pëlqen të jem i lumtur edhe në kohërat më të vështira. Unë kam jetuar në Spanjë, në Madrid, për një kohë të gjatë dhe dua të vazhdoj këtu. Nuk mund të luajmë mirë gjatë gjithë kohës. Nuk do t’ju tregoj atë që iu thashë lojtarëve, por i gjithë Madridi mund të jetë krenar për atë që bëmë sonte në fushë,” u tha francezi gazetarëve, duke iu referuar shefit legjendar të Man. Junajtedit, i cili kaloi më shumë se 20 vite në “Old Trafford”.