Zbulohet emri i 5-të të trajnerit për stolin e kampionëve të rinj në Seria A

Trajneri spanjoll Luis Enrike pritet të rikthehet në Serie A, për të drejtuar skuadrën e Napolit, që u shpall kampione këtë sezon. Mediat italiane konfirmojnë se presidenti Aurelio de Laurentiis ka kontaktuar me menaxherin e trajnerit 53-vjeçar, aktualisht i papunë.

Enrike drejtoi kombëtaren e Spanjës vitet e fundit, por pas Botërorit në Katar u largua. Për të u përfol interesimi i ekipeve angleze, por së fundi në garë ka hyrë edhe Napoli. Kampionët e saposhpallur në Itali duket se nuk do të kenë më në detyrë trajnerin Luçiano Spalletti, pas përplasjeve që ka patur me presidencën.

Për stolin e Napoli janë përfolur edhe emrat e Antonio Konte, Rafa Benitez, Roberto de Zerbi e Julian Nagelsmann, ndërkohë që kësaj liste i është shtuar edhe Luis Enrike. Spanjolli ka drejtuar edhe më parë në Serie A, skuadrën e Romës në sezonin 2011-2012.

LEXO EDHE:

Back to top button