Turqi, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Turqi, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Turqi sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilat mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin midis presidentit aktual, Rexhep Taip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kiliçdaroglu. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet e para jozyrtare të rundit të balotazhit pritet të dalin mbrëmjen e së dielës. Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kiliçaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë. Pas votimit në rundin e balotazhit, Kemal Kilicdaroglu, u bëri thirrje votuesve “që ta largojmë këtë regjim autoritar”. Por, sondazhet fitues të zgjedhjeve nxjerrin presidentin aktual Rexhep Taip Erdogan.

“Në këto zgjedhje presidenciale në demokracinë turke, kjo është hera e parë që jemi dëshmitarë të një votimi të tillë. Nuk ka asnjë vend tjetër në historinë botërore që ka afro 90% pjesëmarrje në votime. Por Turqia, me gati 90 për qind pjesëmarrje, po lufton për demokracinë në mënyrën më të mirë dhe besoj se kështu do të jetë edhe sot. I lutem Zotit që zgjedhjet të jenë të dobishme për vendin dhe kombin tonë”, deklaroi Rexhep Taip Erdogan – kandidat për president.

“Mbani të sigurta kutitë e votimit, sepse këto zgjedhje janë shumë të vështira. Faleminderit të gjithëve që dolët për të votuar, faleminderit gjithë popullit tim. I dërgoj urimet e mia më të mira nga thellësia e zemrës”, u shpreh Kemal Kiliçdaroglu – kandidat për president. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button