Shpallet kampion me Benfikën dhe tërhiqet nga kombëtarja

Zhoao Mario njoftoi këtë të diel lamtumirën e tij me kombëtaren e Portugalisë, duke hequr dorë nga paraqitjet e ardhshme në skuadrën që drejtohet nga Roberto Martínez.

Në moshën 30-vjeçare, mesfushori largohet me 56 paraqitje, në të cilat shënoi tre gola. Mário ishte pjesë e ekipit kampion të Evropës në Francë, në vitin 2016, si dhe u thirr edhe për Kupën e Botës 2018, në Rusi dhe 2022, në Katar.

Debutimi i Zhoao Mario për Portugalinë ndodhi më 11 tetor 2014, në një miqësore kundër Francës. Lojtari portugez e shpalli vendimin një ditë pasi u shpall kampion me Benfika-n dhe para shpalljes së listës nga Roberto Martínez për ndeshjet me Bosnjën dhe Islandën (kualifikuese e Euro 2024). Pas Rafa Silvas, i cili u tërhoq në shtator, Zhoao Mario është lojtari i dytë i Benfikas që tërhiqet nga kombëtarja portugeze këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button