KFOR-i pozicionohet në Zveçan

KFOR-i pozicionohet në Zveçan

Pjesëtarë të KFOR-it janë pozicionuar sot në mëngjes në vijën e parë, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë përreth ndërtesës së Komunës në Zveçan, raporton KosovaPress.

Akoma nuk ka qytetarë të tubuar derisa situata tani për tani mbetet e qetë, por nën tension.

Jo zyrtarisht mësohet se ushtarët e KFOR-it janë vendosur edhe afër ndërtesave të Komunave në Leposaviq dhe Zubin Potok.

KFOR pozicionohet edhe në veri të Mitrovicës

Pjesëtarë të KFOR-it janë pozicionuar sot në mëngjes edhe në veri të Mitrovicës, nga ura kryesore në lindje-perëndim.

Kësisoj në gjithë rrugën në drejtim të Lagjes në boshnjakëve dhe Tre rrokaqiejve janë vendosur dhjetëra autoblinda.

Qytetarë serbë në këmbë dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit.

LEXO EDHE:

Back to top button