Arabët e “Al Hilal” me ofertën prej 1.2 mliardë euro kërkojnë Mesin

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, gjithçka pritet të jetë vetëm çështje orësh, me “katalanasit” e Barcelona, që janë në pritje të konfirmimit nga La Liga, ndërsa arabët e Al-Hilal kanë bërë gati për Lionel Mesin ofertën më të majme të bërë ndonjëherë në botën e futbollit.

Kështu, një ndër faqet më të ndjekura përsa i përket merkatos futbollistike, “Footmercato” raporton se klubi i “Al-Hilal” ka bërë gati një ofertë prej 1.2 miliardë eurosh për 2 vite, pra 600 milion euro në sezon, për kampionin e botës me Argjentinën, me arabët që kërkojnë të shohin sërish një përballje Messi-Ronaldo, kësaj radhe në “shtëpinë” e tyre.

Sipas raportimeve nga “Footmercato”, vetë babai i “pleshtit”, njëkohësisht dhe menaxheri i këtij të fundit thuhet se e ka pranuar ofertën e arabëve, por pa patur një reagim zyrtar nga ky i fundit asgjë nuk mund të merret për bazë.

Ndërkaq, dihet se zgjedhja e parë e argjentinasit është rikthimin te Barcelona ​​por pasiguritë rreth planit të qëndrueshmërisë së klubit katalanas e kanë detyruar lojtarin të kërkojë opsione të tjera, ku ndër to është dhe një transferim i mundshëm te Al-Hilal.

LEXO EDHE:

Back to top button