Xheko largohet nga Interi, pas finales së Ligës së Kampionëve

Edin Xheko lë Inter pas finales së Ligës së Kampionëve, pasi që arabët i ofrojnë kontratën e ëndrrave. Lojtari luan me Interin, por kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe në moshën 37-vjeçare vështirë se mund të refuzojë një kontratë të majve që vjen nga Arabia.
Sipas “Foot-Mercato”, skuadra e Al-Hilal i ofron një kontratë 2-vjeçare. Xheko do të luajë pas 10 ditësh finalen e Ligës së Kampionëve me Inter, por kjo mund të jetë sfida e tij e fundit me fanellën zikaltër. Mediat saktësojnë se Xheko nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por ka marrë në konsideratë këtë kontratë.
Duket se propozimi që vjen nga “Al-Hilal” është i mirë si në harkun kohor ashtu dhe atë financiar. Ky klub po tenton të sjellë në Arabi edhe sulmuesin argjentinas Lionel Messi, ndërkohë që prej disa muajsh luan edhe Kristiano Ronaldo.