Një recetë e vjetër e amvisave italiane – makaronat më të famshme siciliane
Një recetë e vjetër e amvisave italiane - makaronat më të famshme siciliane

Makaronat siciliane janë një nga më të famshmet në botë dhe shpesh porositen nëpër restorante. Tani mund ta bëni në shtëpi.
Përbërësit e nevojshëm:
- 230 g spageti
- vaj ulliri
- 2-3 thelpinj hudhër
- ½ lugë çaji piper i bluar
- 1 lugë gjelle pastë domate
- 3/4 filxhan verë të bardhë të thatë
- 15 g açuge
- 60 gr ullinj te zinj dhe jeshil (pa fara)
- 2 lugë gjelle kaperi (të kulluar dhe të kripur)
- 230 g domate qershi
- majdanoz i freskët
- parmixhano
- kripë
Përgatitja:
I vendosim spagetit të ziejnë. Skuqini hudhrat e grira dhe piperin e bluar në një tigan me pak vaj për rreth 30 sekonda. Më pas shtoni pastën e domates dhe përzieni. Pas disa minutash, shtoni verën e bardhë, açugat, kaperin dhe ullinjtë e grirë dhe përzieni. Kur të fillojë të ziejë, shtoni disa lugë çaji nga uji i nxehtë në të cilin janë gatuar spageti. Më pas shtoni domatet qershi të prera në gjysmë. Lëreni të ziejë edhe për 3 minuta të tjera. Kulloni spagetin dhe shtoni në tigan, më pas përzieni. Fikim sobën, më pas e spërkasim me parmixhan, e trazojmë dhe e spërkasim sërish me parmixhan. Nëse ju duket e thatë, shtoni pak ujë në të cilin janë gatuar makaronat.