Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitoi rajonin e goditur nga përmbytjet Kherson-in, pas shkatërrimit të digës, Nova Kakhovka.

Ai ka potencuar në Telegram se zyrtarët diskutuan situatën operacionale në rajon, duke përfshirë evakuimin e njerëzve nga zonat e mundshme të përmbytjeve dhe ofrimin e mbështetjes për zonat tashmë të përmbytura.

Zelensky u shpreh gjithashtu se zyrtarët diskutuan “perspektivat për rivendosjen e ekosistemit të rajonit dhe situatën ushtarake operacionale në zonën e fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu”, shkruan BBC.

“Është e rëndësishme të llogaritet dëmi dhe të ndahen fonde për të kompensuar banorët e prekur nga fatkeqësia dhe të zhvillohet një program për të kompensuar humbjet ose për të zhvendosur bizneset brenda rajonit Kherson”, ka shkruar ai.

Të paktën 600 kilometra katrorë (232 milje katrorë) të rajonit jugor, Kherson të Ukrainës janë përmbytur pas shembjes së digës Nova Kakhovka të martën, sipas një komandanti ushtarak rajonal.

Ujërat e përmbytjeve janë rritur në një nivel mesatar prej 5.61 metrash, është shprehur Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, në një deklaratë në Telegram.

Shembja e digës dhe hidrocentralit ka dërguar rrëke uji që derdhen poshtë lumit Dnipro, shkruan CNN.

Gati 2 mijë njerëz tani janë evakuuar nga “zona e rrezikut”.

LEXO EDHE:

Back to top button