Zhang: Nuk kemi frikë, nuk është një ëndërr e pamundur

Skuadra e Interit po përgatitet për ndeshjen e madhe, finalen e Ligws sw Kampionwve kundër Mançester Sitit. Me afrimin e ndeshjes, sfidë e cila do të luhet ditën e nesërm mw 10 qershor, “Gazzetta dello Sport” zhvilloi një intervistë të gjatë me Stiven Zhang, presidentin e zikaltërve.

“Unë e respektoj thellësisht Man. Sitin një ekip madhështor. Por ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më e lartë të jetë forca e kundërshtarit, aq më mirë luajmë ne. Interi kundër skuadrave të mëdha ka bërë shumë mirë, por ndaj atyre më pak konkurruese kemi humbur pikë herë pas here.

Kam menduar shumë herë në kokën time se si do të ishte të fitojë një Champions. Megjithatë, tani që jemi në finale, të gjithë ne në klub kemi një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar dhe ne jemi të bashkuar. Siç tha Inzagi, ne nuk kemi frikë, ka vetëm emocione të mëdha për të luajtur këtë ndeshje. Ne besojmë në të”, është shprehur presidenti i Interit, Steven Zhang.

LEXO EDHE:

Back to top button