Portën e futbollin e zëvëndëson me portën e hokejit

I tërhequr nga futbolli në vitin 2019, portieri çek Petr Çeh ka vijuar karrierën e tij në sport, por tashmë në disiplinën e hokejit. Por një gjë nuk ka ndryshuar për 41-vjeçarin, pasioni i tij për të mbrojtur portën, ashtu si dikur.
Kështu, pasi la futbollin, ai nisi të luajë hokej dhe të bëjë portierin, fillimisht me ekipin e Feniksit e më pas me skuadrën e Çelmsford. Së fundi, çeku ka nënshkruar me ekipin e Oksford Siti Stars, që ka konfirmuar transferimin.
“Skuadrës tonë i shtohet një ikonë e sportit, që shënjon nisjen e një epoke të re për klubin tonë, që konfirmon synimet tonë të mëdha”, shkruan klubi britanik i hokejit në rrjetet sociale, ku lajmëron transferimin e Petr Çehut.
Ish-portieri çek ka luajtur me Çellsin e Arsenalin në Premier Ligë, ku ka fituar edhe 4 tituj kampionë si dhe një Ligë të Kampionëve.