Rifillojnë punimet për gazsjellësin që lidh Rusinë dhe Gjermaninë

Ndërprerë që prej një viti, puna në tubacionin e diskutueshëm të gazit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë rinisi sot pavarësisht kritikave të SHBA-së, theksoi kompania në një deklaratë.
“Pavarësisht një paralajmërimi tjetër amerikan për këtë projekt prej më shumë se nëntë miliardë euro, anija ruse Fortuna vendosi një seksion prej 2,6 kilometra tubacioni në zonën ekonomike ekskluzive gjermane, në Detin Baltik”, deklaroi një zëdhënës.