Aston Villa siguron shërbimet e Juri Tielemansit

Rënia në Championship u kushtoi jo pak “dhelprave” të Lesterit, të cilët ndëprenë marrëdhëniet e tyre me plot 7 lojtarë, të cilët refuzuan rinovimin e kontratës, pas zhgënjimit në Premier Ligë.

Padyshim ndër lojtarët më të kërkuar nga Lester është “arkitekti” belg i mesfushës, Juri Tielemans, me 26-vjeçarin që konsiderohet si një ndër transferimet më të mira me parametra 0 këtë verë.

Mirëpo, teksa pritej kalimi i belgut te Liverpullit apo “gjigandë” të tjerë të Evropës, skuadra e Aston Villa ka përfituar nga “qetësia” dhe ka nënshkruar me lojtarin mbrëmjen e djeshme. Belgu 26-vjeçar pëlqehet shumë nga tekniku Unai Emery dhe konsiderohet si një përforcim “luksi” për një ekip që militon në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button