Një krokodil femër mbeti shtatzënë vetë: Kjo nuk është vërejtur kurrë më parë

Një krokodil femër mbeti shtatzënë vetë: Kjo nuk është vërejtur kurrë më parë

Shkencëtarët besojnë se kjo veçori ka të ngjarë të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, duke pasur parasysh se dinosaurët ishin gjithashtu të aftë për vetë-riprodhim.

Në një kopsht zoologjik në Kosta Rika, një krokodil femër mbeti shtatzënë në mënyrë të pavarur dhe është rasti i parë i vetë-riprodhimit në atë specie shtazore.

Krokodili femër 18-vjeçar ka hedhur vezët në janar të vitit 2018 në parkun Reptilania, por pavarësisht se fetusi ishte formuar plotësisht nga brenda, ai ka lindur i vdekur, raporton “BBC”.

Kafsha mbërriti në kopshtin zoologjik kur ishte dy vjeç dhe u nda nga krokodilët e tjerë gjatë gjithë jetës së saj, kështu që ekipi shkencor i parkut kontaktoi një ekip ekspertësh në Virxhinia, të cilët përcaktuan se fetusi ishte 99.99 për qind gjenetikisht identik me nënën e tij, duke konfirmuar se nuk kishte baba.

 

Fenomeni deri më tani është vërejtur te disa lloje zogjsh, peshqish dhe zvarranikësh të tjerë, por asnjëherë te krokodilët.

Shkencëtarët besojnë se kjo veçori ka të ngjarë të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, duke pasur parasysh se dinosaurët ishin gjithashtu të aftë për vetë-riprodhim.

 

 

 

Nuk është e qartë pse “lindja e virgjër”, e njohur në qarqet shkencore si partenogjenezë, ndodh në specie të ndryshme, por shfaqet më shpesh në literaturën shkencore ndoshta sepse shkencëtarët tani po hetojnë fenomenin, raporton BBC.

Një teori shkencore thotë se partenogjeneza ndodh në rastet kur speciet e afta për vetë-riprodhim janë në prag të zhdukjes.

LEXO EDHE:

Back to top button