Dridhja e fundit e njeriut që ndryshoi futbollin

Silvio Berlusconi vdiq sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Ai ishte presidenti më i suksesshëm i Milanit në histori, duke e blerë klubin në një situatë para falimentimit dhe e çoi atë në majat e futbollit botëror.

Me Berluskonin si presidenti, Milan nga fundi i viteve 80-të deri në 2017, fitoi gjithçka duke u bërë edhe ekipi me më shumë Champions League në Itali. Në vitin 2018 ai bleu klubin e Monzës.

Silvio Berluskoni ndryshoi futbollin. Vizioni i tij sipërmarrës, i cili e kishte çuar në nivelet më të lartë të botës së ndërtimit dhe televizionit, ka revolucionarizuar futbollin italian, europian dhe botëror që kur, në atë ditë dimri të vitit 1986, ai u bë pronari i klubit të Milanit. Që atëherë, në 31 vjet, ai ka fituar 29 trofe.

Ai ishte presidenti më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në historinë e kuqezinjve. Ai ka investuar një total prej rreth 900 milionë euro që kur u bë pronar i Milanit më 20 shkurt 1986. Në fillim të sezonit të tij të parë të plotë, ai organizoi një prezantim hollivudian me helikopterë që i çonin lojtarët në Milan Arena.

Në vitin 2018, së bashku me të besuarin e tij Galliani, vendos të blejë Monzën, në atë kohë ndodhej në Serina C. Pika e kulmit vjen në vitin 2022, ku Monza nga Serie C, fluturon në Serie A dhe përfundon sezonin në mesin e tabelës. Ky sukses ishte padyshim dridhja e fundit e një njeriu që ndryshoi futbollin.

LEXO EDHE:

Back to top button