Al Ahli, dërgon ofertë të majme për Rijad Mahrezin

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli thuhet se do t’i ofrojë Rijad Mahrez 100 milionë euro (85.6 milionë £) plus bonuse, pasi ata kërkojnë ta bindin atë të largohet nga Man. Siti. Siç raportohet nga “Foot Mercato”, një delegacion duke përfshirë kryetarin e Al-Ahli, Valed Muat ka qenë në Londër për të diskutuar mundësinë e marrëveshjeve në lidhje me disa lojtarë.
Mahrez, i cili fitoi tripletën me Man. Siti, është një nga lojtarët që po kërkohet. Anësori 32-vjeçar ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me Sitin. Ai ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
Al-Ahli thuhet se po i ofron Mahrez 50 milionë euro plus bonuse në sezon në një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Mahrez ka qenë në City që nga viti 2018, kur u bashkua nga Leicester. Gjatë kohës së tij te Man. Siti, Mahrez ka bërë 236 paraqitje, ndërsa ka shënuar 78 gola dhe ka dhënë 59 asistime.
Ndërsa në Siti, Mahrez ka fituar katër herë Premier Ligën, dy herë Kupën FA, tre herë Kupën e Ligës dhe një herë Ligën e Kampionëve. Aktualisht ka një fokus të konsiderueshëm në futbollin e Arabisë Saudite, me Kristiano Ronaldon në Al-Nassr.
Përveç kësaj, Karim Benzema ka nënshkruar për Al-Ittihad, ku mund t’i bashkohet mesfushori i Çellsit, N’Golo Kante. Al-Ahli dhe Al-Shabab raportohet se janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Çellsit, Pierre Emerik Aubamejang. /IndeksOnline/