Vinicius Jr ka ndryshuar numrin e fanellës

Anësori i Real Madridit, Vinicius Jr ka ndryshuar numrin në fanellën e tij. Pas largimit me një marrëveshje të dy anshme në mes Eden Hazard dhe Real Madridit, numri shtatë mbeti i lirë. Sezonin e ri 2023-24 është Vini Jr ai i cili do të bartë fanellën me atë numër, pasi më parë ka pasur atë 20.

Braziliani do ketë mundësi të përjetojë ndjenjën e të veshurit atë fanellë me numër legjendar.

Kujtojmë që më parë atë e ka pasur legjendat e Realit, Kristiano Ronaldo dhe Raul Gonzalez, më pas Mariano Diaz e Eden Hazard. Përveç tij edhe Rodrigo ka pësuar ndryshim të numrit, dhe do të bartë 11-shin.

LEXO EDHE:

Back to top button