Denveri Nagets, kampion për herë të parë në NBA

Denver Nagets janë shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Denveri mposhti skuadrën e Majami Hit në ndeshjen e pestë me rezultat 94 – 89. Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Hit që fituan dy çerekët e pare.

Mirëpo, më pas ishin Denver ata që morën nën kontroll ndeshjen dhe u shpallen kampion. Në këtë ndeshje shkëlqeu serbi Nikola Jokic, i cili shënoi 28 pikë, dhe dhuroi katër asistime. Kjo ishte seria e pestë e finaleve në NBA, ku Nagets i fitoi katër prej tyre, ndërsa Majami vetëm një.

Kjo është hera e parë që Denver Nagets shpallen kampion në NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button