Mbape: Mesi në Francë nuk morri respektin që e ka merituar

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Kilian Mbappe pasi sqaroi situatën për të ardhmen e tij, preku edhe çështjen e Lionel Mesi-t te PSZH.

“Potencialisht ne po flasim për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kur dikush si Mesi largohet, nuk është kurrë një lajm i mirë dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan nga lamtumira e tij.

Në Francë ai nuk mori respektin që ai gjithmonë ka merituar”, është shprehur sulmuesi francez për Leo Mesin.

LEXO EDHE:

Back to top button