Papa lë spitalin dhe niset drejt Vatikanit

Papa lë spitalin dhe niset drejt Vatikanit

Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli ku iu nënshtrua 10 ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se stafi i spitalit u mblodh në hyrjen e godinës për ta përshëndetur 86-vjeçarin, teksa një turmë njerëzish ishin mbledhur për ta parë.

Papa Françesku qëndroi në spitalin Gemelli të Romës pas një operacioni abdominal të mërkurën e shkuar. Ai i ishte kthyer punës nga spitali dhe tashmë do të dërgohet në Vatikan.
Të enjten, drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni bëri të ditur se, sipas mjekëve, Ati i Shenjtë po rikuperohej me ritme të mira.
Ndërkohë, që ndodhej në spital, Françesku, sipas raportimeve, vizitoi edhe pavijonet e Onkologjisë pediatrike dhe Neurokirurgjinë pediatrike.

LEXO EDHE:

Back to top button