Shkëndija-Nafiu, ndërprerje e kontratës me konsensus

Shkëndija e Tetovës dhe Valmir Nafiu nuk do të vijojnë bashkëpunimin sa i takon sezonit të ardhshëm. Tetovarët bëjnë të ditur se sulmuesi anësor dhe klubi gjetën gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën në mënyrë konsensuale.

Nafiu ishte pjesë e kuqezinjve për thuajse pesë sezone teksa në gjysmën e fundit të këtij sezoni luajti si i huazuar në kampionatin sllovak tek Kosice.

Sakaq, po në mënyrë konsensuale Shkëndija ka mbyllur bashkëpunimin me Oktaj Rakip. Mesfushori dy sezonet e fundit i ka kaluar në huazim tek Borec, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit.

LEXO EDHE:

Back to top button