Përbërës natyralë që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve nga dielli

Përbërës natyralë që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve nga dielli

Kujdesi për lëkurën është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit dhe është veçanërisht e rëndësishme ta mbroni atë nga rrezet e diellit gjatë verës.

Nëse ju pëlqen të shtriheni në diell dhe dëshironi atë nxirjen që padyshim thotë se keni qenë me pushime në plazh, duhet të përgatitni dhe mbroni siç duhet lëkurën tuaj. Është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e lëkurës tuaj, por edhe për ta mbajtur atë nxirje për më gjatë.

Sigurisht, kujdesi i mëpasshëm është gjithashtu i rëndësishëm, veçanërisht nëse nuk e keni mbrojtur veten mjaftueshëm dhe jeni djegur.

Përbërësit natyralë që me siguri i keni në shtëpi mund të ndihmojnë gjithashtu për të qetësuar skuqjen dhe djegiet. Edhe nëse nuk i keni, ato nuk janë aq të shtrenjta sa shumë produkte kozmetike për këtë qëllim. Këto janë vaji i kokosit dhe aloe vera. Dermatologia Geeta Yadav, themeluese e FACET Dermatology, këshillon që fillimisht të aplikoni aloe vera, e më pas vajin e kokosit.

“Xheli i aloe vera lejon lëkurën të marrë frymë dhe përdoret më së miri në fillim të djegies nga dielli. “Vaji i kokosit përdoret më mirë më vonë në fazën e rikuperimit të djegies, kur lëkura po zhvishet”. Gjithashtu, dermatologia thekson se duhet të shmangni diellin e fortë nga ora 11:00 deri në 15:00 dhe se duhet të përdorni krem ​​kundër diellit me SPF.

LEXO EDHE:

Back to top button