Bernardo Silva afër marrëveshjes me një klub nga Arabia Saudite

Bernardo Silva mund të nisë një sezon të ri në kampionatin e Arabisë Saudite. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca, një marrëveshje që përfshin mesfushorin e Man. Siti është afër finalizimit.
Klubi për të cilin do të luajë portugezi nuk bëhet i ditur.
Më herët u raportua se 28-vjeçari do të dëshironte të qëndronte në Evropë, por ishte i gatshëm të shqyrtonte çdo opsion. Silva është te Man. Siti që nga viti 2017. Në Premier Ligë 2022/23, ai luajti 34 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe 5 asiste.