Gdhendje 57,000-vjeçare të Neandertalit të gjetura në një shpellë në Francë
Gdhendje 57,000-vjeçare të Neandertalit të gjetura në një shpellë në Francë

Gjurmët e zbuluara në muret e një shpelle në Francë janë “të organizuara dhe të qëllimshme” dhe ndoshta janë bërë nga Neandertalët më shumë se 57,000 vjet më parë, thonë shkencëtarët.

Për studimin, Jean-Claude Marquet nga Universiteti i Tours në Francë dhe kolegët e tij analizuan shenjat e murit. Ata arritën në përfundimin se ishin të qëllimshme, bazuar në formën, ndarjen dhe rregullimin e tyre.
Shenjat e zbuluara ishin rrethore, me pika, trekëndore dhe me onde. Format e organizuara dhe të qëllimshme mund të jenë krijime simbolike, thanë studiuesit, por shtuan se ata nuk mund të thonë me siguri “nëse (ato forma) përfaqësojnë të menduarit simbolik”.
Ekipi gjithashtu datoi sedimentet e shpellave dhe arriti në përfundimin se shpella La Roche-Cottard ishte mbyllur për shkak të mbushjes së sedimentit rreth 57,000 vjet më parë, shumë kohë përpara se njerëzit modernë të vendoseshin në rajon. Shenjat, së bashku me veglat prej guri të gjetura në shpellë, ofrojnë “prova të forta se këto gdhendje janë vepër e Neandertalëve”, thanë studiuesit.