VIDEO / Zyrtare, Ruben Neves firmos për Al Hilal

Ruben Neves, mesfushori 26-vjeçar, është bërë këtë të premte lojtari më i ri i “Al Hilal” në Arabinë Saudite. “Al Hilal” njoftoi nënshkrimin e ti me një video, e cila fillon duke vënë në duke se lojtari do të bëhej lojtari i ri i Barcelonës dhe në fund ai shfaqet me fanellën e klubit saudit.

Kjo pasi ai ishte tepër i lidhur me një transferim te katalanasit, madje ishte shumë pranë, por “Al Hilal” bëri atë që klubet arabe dinë të bëjnë më mirë, të ofrojnë para.

Ish-klubi i tij, Volverhampton, do të përfitojë rreth 55 milionë euro nga shitja e portugezit. Ruben Neves ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026./abcnews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button