Fenerbahçe rivalizon Gallatasarajin për Milot Rashicën

Skuadra e Superligës së Turqisë, Fenerbahçe është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Siç raporton “Aspor” mediumi turk, skuadra e Fenerit është favorite për të nënshkruar me lojtarin shqiptar. Edhe pse Milot Rashica dëshiron të qëndroj në ekipin e Gallatasarajt, kjo e fundit nuk po pranon t’i ofroj 11 milionë euro për lojtarin “Dardan”.
Në fakt aq po i kërkon edhe ekipi nga Championshipi i Anglisë, Noruiç Siti që ka në pronësi lojtarin kosovar. Rashica sezonin që lam pas luajti një rol të madh në ekipin e Gallatas që fitoi titullin e Superligës së Turiqsë. 26-vjeçari gjatë sezonit në Superligë zhvilloi 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste.