Deontej Uajlder ende ka një problem, fansat e “zbulojnë”

Deontej Uajllder ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e tij në një plazh, por ato mund të kenë shqetësuar fansat e Bombarduesit të Bronztë. Amerikani nuk ka luftuar që nga viti 2021, dhe VBC njoftoi vitin e kaluar se ai do të luftonte me Endi Ruizin për një shans në rripin që aktualisht mbahet nga Tajson Fjuri. Por, asnjë datë nuk është caktuar për ndeshjen me Ruizin, dhe Uajllderi e dëshiron tani përballjen me Entoni Xhoshuan
Boksieri postoi pamjet e seancës stërvitore nga plazhi në llogarinë e tij në “Instagram”, me mbishkrimin ‘WooSah’ (që është një term për qetësi ose paqe), por fansat e tij duken të shqetësuar nga këmbët e tij të holla. Frika për këmbët e tij të u ngrit fillimisht vitin e kaluar, kur u shfaqën pamjet e Uajllderit në palestër, me fansat që shpejt komentuan se Uajllder ‘duhej të punonte më shumë në palestër për to’.
Këtë herë, fansat ishin po aq të tronditur, pavarësisht se e dinin fare mirë që amerikani njihet për këmbët e holla.
“Akoma nuk ka kuptim që ato këmbë të dobëta i përkasin një boksier që ka goditje më të fortë të të gjitha kohërave. Kam parë më shumë muskuj në këmbën e një harabeli. Vetëm boksieri e di, këmbët e të cilit nuk janë fotoshopuar. Kjo ende më shqetëson se si këmbët e tij mund të jenë kaq të dobëta për një tip të madh. Është kaq e vështirë të mos mendosh se sa të holla janë këmbët e tij”, janë përmbledhje të disa prej komenteve të adhuruesve të tij.