Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit

Rusët po i mirëpresin si çlirimtarë mercenarët e Wagnerit

Mercenarët rus të Wagnerit nuk hasën në asnjë rezistencë nga popullata vendase në marshimin e tyre drejt Moskës, përkundrazi, shumica u pritën krahëhapur, ku u shërbyen me ushqim dhe ujë.

Lideri i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, komentoi “mirëpritjen e ngrohtë” që u bëjnë qytetarët në afërsi të Rostovit.

“Rrugës nuk vramë asnjë person. Hymë në Rostov. Pa gjuajtur asnjë plumb, pushtuam ndërtesën e ushtrisë në Rostov. Nuk ndërhymë në punën e askujt. Ka njerëz që qëndrojnë në rrugë me flamujt e PMC (Wagner ). Në dyqanet ushqimore djemve tanë u ofrohet ushqim falas”, tha ai.

Në një nga videot, civilët rusë shihen duke iu sjellë ushqim dhe ujë mercenarëve të grupit Wagner.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, Wagner nën udhëheqjen e Prigozhinit filloi një rebelim të armatosur, duke pushtuar qytetin e Rostov-on-Don.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër kundër të gjithë atyre që nisën rebelimin ushtarak.

Nga ana tjetër, grupi Wagner njoftoi se Rusia së shpejti do të ketë një president të ri. 

LEXO EDHE:

Back to top button