Vrioni realizon sërish gol në “MLS”, vendimtar ndaj Torontos

Xhiakomo Vrioni ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan “MLS”. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Nju England Revollushën, 2-1 ndaj Torontos.

24-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të dhe futja e tij në fushë ka qenë frytdhënëse për skuadrën e tij. Vetëm shtatë minuta pasi u fut në fushë, Vrioni ka realizuar golin e fitores 2-1, kur u asistua bukur nga Vud

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i katërt këtë kampionat në “MLS”, teksa ka edhe një asistim. Nju England Revollushën pas kësaj fitore ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 36 pikë, shtatë më pak se lideri SinSinati.

LEXO EDHE:

Back to top button