Bajer Leverkuzen njofton “të interesuarit” për çmimin e Xheremi Frimpong

Xheremi Frimpong do të largohet nga Bajer Leverkuzeni pas dy viteve qëndrim në “Bay Arena”. Mbrojtësi i djathtë holandez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në aspektin personal, duke bërë klubet më të mëdha që të interesohen për shërbimet e tij.
Në 48 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar holandezi ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, që janë numra fantastik për një mbrojtës anësorë. 22-vjeçari është në listën e dëshirave të katër top klubeve evropiane si: Real Madridi, Barcelona, Man. Junajtedi dhe Bajern Munihu.
Reprezentuesi holandez i ka bërë të qartë Leverkuzenit se dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe klubi gjerman ka vendosur që ta shesë atë. Megjithatë ‘Aspirinat’ i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se për ta lejuar largimin e Frimpongit duan së paku 40 milionë euro.
Man. Junajtedi shihet si skuadra favorite për Frimpong, me holandezin që kishte jetuar në Mançester për tre vite sa ishte pjesë e akademisë së Man. Sitit.