Enrike mund ta bëjë brazilianin Njemar, pikë kyçe në skuadër

Lionel Messi është larguar nga Parisi, Kylian Mbappe mund ta bëjë shumë shpejt. Në fund, i vetmi që do të rezistonte mund të ishte Nejmar. Sulmuesi brazilian do të jetë i vetmi i mbijetuar i “MNM”, i jashtëzakonshëm në letër, por që nuk ka treguar kurrë të gjithë potencialin e tij fantastik, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të shumta të brazilianit.

Sipas raportimit nga “L’Equipe”, Nejmar është gati të vazhdojë aventurën e tij me PSZH-në për dy arsye. Ai është i lumtur në kryeqytetin francez dhe ardhja e Luis Enrike mund ta ndihmojë atë të gjejë stimujt e duhur. Me spanjollin, Nejmar fitoi gjithçka në Barcelonë dhe u shpreh në nivelin më të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button