I nxehti në Meksikë, 110 të vdekur këtë muaj
I nxehti në Meksikë, 110 të vdekur këtë muaj

Më shumë se 100 njerëz vdiqën në Meksikë në qershor për shkak të temperaturave të larta, sipas qeverisë të vendit, duke nënvizuar rrezikun e valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që goditën vendin e Amerikës Qendrore. Në periudhën ndërmjet 12 dhe 25 qershorit, autoritetet meksikane regjistruan mbi një mijë raste të goditjes nga nxehtësia, duke rezultuar në vdekjen e 104 personave, sipas të dhënave të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 112 në muaj.
Shkaku kryesor i vdekjeve në valën e të nxehtit në Meksikë ishte goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi. Meksika regjistroi një temperaturë rekord prej 49 gradë Celsius këtë javë në shtetin veriperëndimor të Sonora, ndërsa temperatura mesatare e verës në vend është midis 30 dhe 45 gradë Celsius. Autoritetet paralajmërojnë se një valë e re e të nxehtit po vjen duke filluar nga 1 korriku.