Tërhiqet para startit, Uimbëlldoni humb finalistin e fundit

Ditën e sotme do të startojë një nga eventet kryesorë të tenisit siç është Ëimbledon. Por, pak orë para startit, Grand Slami i tretë sezonal humbet një prej protagonistëve kryesorë pasi Nik Kirgios njoftoi në orët e vona së të dielës se i duhej të tërhiqej. Tenisti australian ka vuajtur problemet fizike në këtë periudhë dhe së fundmi bëri të ditur se e ka të pamundur të marrë pjesë në Ëimbledon pasi ndjen shqetësime në kyçin e dorës.

“Këtë periudhë kam pasur shumë probleme fizike dhe në Majorka ndjeva shqetësime në kyçin e dorës. Vendosa t’i bëja një skaner dhe zbulova se kisha një problem në ligament. Bëra gjithçka ishte e mundur për të qenë gati dhe për të luajtur në Ëimbledon, por koha nuk ishte në favorin tim. Do të kthehem shpejt dhe si gjithnjë e vlerësoj shumë mbështetjen e fansave të mi”, u shpreh Kirgios nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ai ishte shortuar në raundin e parë të Uimbwlldonit me David Goffin me belgun që tashmë do të kalojë automatikisht në raundin e dytë. Kujtojmë se Kirgios në sezonin e shkuar arriti deri në finale, ku u mposht nga Novak Gjokoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button