Gvardiol te Siti, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

Mbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol, është në prag të një transferimi rekord te Man. Siti.

Sipas “Daily Telegraph”, mbrojtësi 21-vjeçar, do t’i kushtojë fituesit të Ligës së Kampionëve plotë 86 milionë funte nga RB Leipzig.

“Gvardiol dhe agjentët e tij na treguan dëshirën e tyre për t’u transferuar në Man. Siti. Jemi në bisedime me Sitin. Po, për 100 milionë euro plus bonuse, Gvardiol do të përfundojë në duart e forta të Pepes. Vlera e marrëveshjes do ta bënte Gvardiolin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Por mund të duhen edhe disa ditë.” tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Maks Eberl. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button