PSZH shkëput kontratën me Galtierin

Një vit pasi iu bashkua Paris Sen Zhermenit dhe pavarësisht se u shpall kampion i Francës, Kristof Galtier largohet nga klubi i kryeqytetit. Pas bisedimeve të gjata mes klubit dhe Galtier, më në fund fati i trajnerit francez është qartësuar.
Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kontrata e Galtier është shkëputur dhe tani ka mbetur vetëm konfirmimi nga klubi. Ky ishte hapi i fundit që nevojitej për ta emëruar Luis Enriken, si trajnerin e ri të PSZH-së.
Lajmi vjen disa ditë pasi që Galtier u arrestua dhe u dërgua në mbajtje nga policia franceze, për shkak të disa komenteve raciste që kishte bërë te ish-klubi i tij, Nica.