Atalanta, shpalos çmimin final për Rasmus Hojllund

Rasmus Hojlund duket se është i destinuar të largohet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror. Talenti i madh danez ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Serie A dhe ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane. Në 34 ndeshje me fanellën zikaltër, Hojlund ka realizuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Man. Junajted e ka testuar Atalantën me një ofertë të parë prej 35 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga skuadra italiane. “Calciomercato” ka raportuar se Atalanta tanimë ka njoftuar Junajtedin për çmimin që duhet paguar për transferimin e Hojlund.

“Djajve të Kuq” u është thënë se për të transferuar danezin e ri në Old Traford duhet paguar 60 milionë euro. 20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, teksa pas tij përveç Junajtedit janë vënë edhe skuadra të tjera si: Interi, Juventusi, Bajern Munihu dhe Real Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button