Deklan Rajs refuzoi Man. Sitin, sepse e sheh si klub plastik

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano ka përditësuar detaje të reja të marrëveshjes së Arsenalit me Deklan Rajs. Arsenali ka arritur marrëveshje të plotë me Uest Hemin për Deklan Rajsin, për një shumë prej 116 milionë eurosh dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.
Rol kyç në arritjen e sigurimin e këtij transferimi kishin Mikel Arteta dhe drejtori sportiv, Edu, ndërsa tani është zbuluar edhe një pikë kyçe që e shtyu Rajsin t’i bashkohet Arsenalit dhe jo, fituesit të tripletës, Man. Sitit.
Bëhet e ditur se faktori kyç në këtë marrëveshje është Deklan Rajs, i cili nuk dëshironte transferimin te asnjë klub i llojit plastik. Babai i tij, Shon Rajs, e urren Man. Sitin. Rajs dëshiron një lidhje të ngushtë me tifozët, dhe sheh pasion te klubi i Arsenalit.