Lacio gjen alternativën për Çiro Imobilen, insiston trajneri Sarri

Një nga kërkesat e bërë nga Maurizio Sarri për merkaton e verës është gjetja e një alternative për Çiro Immobile-n dhe Lacio po punon që t’ia plotësojë këtë dëshirë. Sipas “Calciomercatoweb.com”, në orët e fundit duket se ka lindur ideja për të marrë një lojtar shumë cilësor: bëhet fjalë për Vilfried Zaha.

Sulmuesi 30-vjeçar ka mbetur pa ekip prej disa ditësh dhe duket një ide shumë tunduese për drejtuesit e klubit bardhekaltër. Pas një karriere të kaluar me fanellën e Kristal Pallasit, Zaha duket se ka dëshirë të provojë një eksperiencë të re profesionale.

Dhe opsioni Lacio duket se pëlqehet nga lojtari, i cili gjithsesi ka marrë një ofertë të bujshme për rinovim nga ana e Kristal Pallas: 12 milionë euro në sezon.

Një shifër që klubi italian as që mund t’i afrohet, por Lacio nuk dorëzohet dhe do të kërkojë ta bindë lojtarin me projektin e ri dhe mbi të gjitha me vitrinën e Ligës së Kampionëve. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

LEXO EDHE:

Back to top button