Seria A, do të luftojë ashpër “humbjen e kohës”  

Seria A do të synojë të përdorë më saktë kohën shtesë sezonin e ardhshëm, duke llogaritur gjithçka, nga festimet tek zëvendësimet. Tema e kohës së lojës efektive doli në qendër të vëmendjes sezonin e kaluar gjatë Kupës së Botës në Katar, ku gjyqtarët u panë duke dhënë deri në 10 minuta kohë shtesë gjatë ndeshjeve.

Fillimisht nuk u prit mirë, por lëvizja filloi të rritet në popullaritet me zhvillimin e konkurrencës, dhe tani shumë tifozë kanë filluar të dëshirojnë mentalitete të ngjashme nga ligat anembanë Evropës.

“Tuttomercatoweb” detajon se si UEFA dhe FIGC tani do të shikojnë për të rritur sasinë e kohës efektive të lojës në ndeshje duke i kushtuar vëmendje më të madhe aspekteve të ndryshme të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button