Oda Ekonomike, mirëpret tërheqjen e propozim Ligjit për tatimin solidar
Oda Ekonomike, mirëpret tërheqjen e propozim Ligjit për tatimin solidar

Gazetare: Ajnur Bafqari
Propozim ligji për tatimin solidar është tërhequr nga procedura ne Kuvend. Por Oda Ekonomike nuk mjaftohet vetëm me tërheqjen, kërkon ndërprerjen e tërësishme të procedurës dhe konsultimin e sektorit të biznesit.
“E kanë tërhequr nga Kuvendi dhe kërkesa jonë është të tërhiqen, kjo është plotësuar, e kanë parë të hënën paralajmërimin dhe e kanë bërë atë që duhet por ne kemi shkruar edhe të ndërpritet propozimi…..”, deklaroi Branko Azeski, Kryetar i Odës ekonomike.
Në bazë të praktikës së vendeve të perëndimit, Oda kërkon marrëveshje mes sektorit publik dhe privat, që do të respektohej gjithmonë, pavarësisht ndryshimit të pushtetit, ndërsa vendimet që do të merren në të ardhmen duhet të ofrojnë siguri si për kompanitë ashtu edhe për qytetarët.
“Quhet ligj për tatim solidar, ndërsa solidariteti më së miri realizohet kur të gjithë paguajnë tatim… Nëse bëhen më shumë përpjekje që të ulet ekonomia gri, ajo do të sjell të ardhura shumë më të mëdha, nga ato që në buxhet do të futeshin përmes këtij ligji dhe tatimi”, tha Zoran Jovanovaki, nënkryetar i Odës ekpnomike.
Kompanitë, nënshkruese të nismës kundër ligjit të tatimit solidar vlerësojnë se zgjidhja ka qasje selektive sepse përfshinë vetëm kompanitë më të mëdha. Kompanitë vlerësojnë se ky propozim dekurajon kompanitë e suksesshme. /Alsat.mk