Juventusi kërkon mesfushorin e Arsenalit, refuzoi ofertat e Arabisë Saudite

Tomas Parti i ka thënë menaxherit të tij që të refuzojnë ofertat nga Arabia Saudite pasi Juventus po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit. Mesfushori 30-vjeçar ganez kishte shumë ndeshje nën drejtimin e Mikel Artetas sezonin e kaluar, duke zhvilluar 33 ndeshje në Premier Ligë.
Pavarësisht se është një lojtar i rregullt në Londrën Veriore, Arsenali do të ishte i hapur për të shitur Parti-n këtë verë dhe Juventusi është një nga klubet e interesuara. Në anën tjetër “CBS Sports” shkruan se Al-Ahli, Al-Khaleej dhe Al-Nassr dolën të gjithë me oferta për Partin, me këtë të fundit të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro për nënshkrimin e tij.
30-vjeçari nuk është i interesuar për një lëvizje në Ligën Saudite dhe do të preferonte një lëvizje në Juventus nëse ai largohet nga Arsenali këtë verë.
“Bianconerët” kanë qenë tashmë në kontakt për të kërkuar një lëvizje, por do të duhet të shesin përpara se të kthehen me një ofertë bindëse. Uest Hem është i prirur për të marrë Denis Zakaria, ndërsa Veston Mekkenin e do Borusia Dortmund. Me shitjen e tyre, Juventusi do t’i kishte paratë që ta ofrojë Parti-n.