Lajme të këqia për Realin, lëndohet mesfushori spanjoll

Më 10 korrik ‘Mbretërit’ janë rikthyer në stërvitje para-sezonale. Në ‘Valdebebas’ kanë marrë pjesë shumë lojtarë, në mesin e tyre edhe nënshkrimet e reja. Ndërsa, sot ka qenë dita e tretë e stërvitjes, e cila nuk shkoi mirë për Seballosin. Spanjolli pësoi lëndim në tendinën e kofshës së djathtë.

“Pas testeve të kryera te Dani Seballos nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në tendinën distale në kofshën e djathtë. Rikuperimi i tij do të vlerësohet”, thuhej në raportin e ekipit.

Ai pritet të jetë jashtë për ndeshjet e para-sezonit dhe fillimin e La Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button