Gafa e madhe, prezantohet Buskets-i me foton e Arbeloa-s !?

MLS ka bërë një gabim trashanik në paralajmërimin se Serhio Busketsit do të luante në ligën e tyre, duke postuar një fotografi të ish-yllit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa.  Mesfushori do të luajë sërish me Lionel Messin, por tani në Shtetet e Bashkuara.

Por, postimi i tij i mirëseardhjes nga llogaria zyrtare e MLS në “Tuitter” bëri një gafë të madhe pasi në vend të tij ata postuan një foto të Arbeloas.

Në Tuitter shkruhej: “Gjithçka që ai bën është të fitojë”.

Ajo u shoqërua me një foto të Arbeloas duke puthur Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010.

 

Postimi u hoq shpejt dhe në vend të kësaj u zëvendësua me një nga Buskets dhe trofeun. Por, MLS e gjeti anën qesharake pasi më pas ngarkoi të dyja fotot.

“Pse Arbeloa dhe Busquets duken kaq të ngjashëm. Administratori ka nevojë për syze të reja”.

 

 

Buskets i bashkohet Majamit të Dejvid Bekamit pas 15 viteve të ngarkuara me trofe me skuadrën e parë të Barcelonës, e cila përfshinte tri Liga të Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button