Kieza mendon largimi, italiani preferon Premier Ligën

Federiko Kieza ka kohë që ka ngarkuar agjentin e tij Fali Ramadani që të hetojë mbi të gjitha mundësive që vijnë nga Anglia për një ekip të ri. Një ofertë nga Aston Villa mbërriti në muajin qershor për lojtarin e Juventusit, por ai e refuzoi atë, sepse mendonte se do të gjente diçka më të mirë gjatë verës.
Këto kohë, në fakt kanë ardhur interesime nga Liverpulli dhe Njukasëll, por tani për tani ende nuk ka ndonjë ofertë.
Juventusi nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të paraqesë një rinovim kontrate, e cila i skadon në vitin 2025. Është normale që edhe për këtë fakt, ish-lojtari i Fiorentinës kërkon të largohet nga Torino.