Struga Trim Lum pëson disfatë nga Zhalgirisi me 1-2

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Struga Trim Lum, nuk arriti të kualifikohet në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve, pasi që sot në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, pësoi disfatë 1-2 kundër Zhallgirisit.
Pas pjesës së parë pa gola, skuadra strugane hapi rezultatin në minutën e 76-të përmes penaltisë së realizuar nga Besart Ibraimi. Mirëpo vetëm 2 minuta më vonë, Kendish barazoi shifrat në 1-1, para se Sava Radiç të shënojë autogol në minutën e 84-të.
Skuadra nga Lituania, në raundit tjetër do të përballet me Gallatasarin, ndërsa Struga Trim Lum vazhdon garat evropiane në Ligën Konferencës, ku do të takohet me Buduçnostin.