Dy klube të Premier Ligës kërkojnë mesfushorin e e Bajernit

Man. Junajted është skuadra më e interesuar për shërbimet e mesfushorit Leon Goretzka të Bajern Munihut, por së fundmi, në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Uest Hami.
28-vjeçari ka një kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 deri në 50 milionë euro.
Skuadra fituese e Ligës së Konferencës ka vetëm një problem, konkurrencën me Man. Junajtedin, pasi këta të fundit kanë avancuar në bisedime, ndërsa sa i përket buxhetit, londinezët janë të gatshëm të përmbushin kërkesat e Bajern-it, por edhe lojtarit, pasi arkat e klubit janë plotë pas shitjes së Deklan Rajsit.