Sadio Mane edhe një hap më larg nga Bajerni

Sadio Mane gjithmonë e më larg Bajern Munihut. Senegalezi, i cili u transferua nga Liverpulli nuk ka arritur të shkëlqejë te kampionët e Gjermanisë dhe tani po kërkon një “shtëpi” të re.
Mane është në bisedime të avancuara me Al-Nassr, me 31-vjeçarin që mund të luajë përkrahë Kristiano Ronaldo-s. Ai ka kontratë deri në vitin 2025-ën me Bajern Munihun, ndërsa paratë nuk janë problem për arabët, por problemi i vetëm në këtë operacion është nëse Mane do të bindet nga kushtet financiare apo jo.