Mesi ndihmon kolegun e skuadrës për gjejtjen e biletave?!

Lionel Mesi tashmë po bën përshtypje të mira brenda skuadrës së Inter Majami pasi ka ndihmuar një bashkëlojtar me bileta shtesë për të parë prezantimin e të shumëpritur te klubi nga Mayor League Soccer (MLS). Muajin e kaluar, u konfirmua se Messi do të nënshkruante për skuadrën e MLS, Inter Majami, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Sen Zhermenin.

Të dielën, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u prezantuar zyrtarisht para një turme të mbushur plot në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale.

Ngjarja ishte aq e madhe saqë edhe lojtari i Inter Majamit, Leonardo Kampanja nuk mundi të merrte bileta të mjaftueshme, por më pas hyri Messi. Sipas mbrojtësit të Inter Majamit, DeAndre Jedlin, Messi u shfaq çuditërisht në bisedën e grupit të lojtarëve në ËhatssApp për të shpëtuar ditën e tyre.

“Ngjarja e madhe që ai pati të dielën, Kampanja po kërkonte bileta dhe shkroi në grup, ‘Hej, a ka dikush ndonjë biletë?, dhe atëherë as që e dija që Leo ishte në grup apo në bisedën në grupit”.

“Por, ai u shfaq menjëherë dhe tha, ‘Sa ju duhen?’”.

“Vetëm për të treguar atë bujari, ky është një shembull i parë i shkëlqyer se si është ai”, ka zbuluar Jedlin.

Gjatë prezantimit të tij, Messi ishte i sigurt që do të kalonte mirë te klubi i ri.

“Jam i sigurt se do të kemi shumë përvoja të mrekullueshme. Jam shumë i prekur që jam këtu në Miami, për të qenë me ju. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, në emër të familjes sime, për mirësinë që më keni dhënë”, ka thënë Messi.

LEXO EDHE:

Back to top button