Gallatasaraj blen kartonin e Ikardit dhe e huazon në Argjentinë!

Mauro Ikardi është larguar këto ditë nga Turqia dhe duket se nuk do të kthehet shpejt në radhët e Gallatasarait, klub me të cilin është nën kontratë. Sulmuesi argjentinas i cili ishte ringjallur në sezonin e fundit në Turqi, është kthyer në vendlindje, për t’i qëndruar afër gruas së tij, Vanda Nara.

Kjo e fundit është diagnostikuar me leucemi dhe pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të specializuara në muajt në vijim. Padyshim, një situatë e rënduar për familjen Icardit dhe fëmijët, që ka sjellë edhe në vendimin e lojtarit për të braktisur përkohësisht Europën.

Mediat argjentinase bëjnë të ditur se Ikardi ka një akord parimor me Gallatasarain që ta huazojnë këtë vit në Argjentinë, pasi atij do t’i duhet të qëndrojë atje, pranë Vanda Nara. Ekipi i ri i tij, ku ai do të vazhdojë të luajë, pritet të jetë Nju Old Bojs, që është skuadra e zemrës e tij dhe për të cilin ai ka bërë tifo që i vogël.

LEXO EDHE:

Back to top button